Barcelona mendon shkarkimin e Koeman, ja cilët janë 4 kandidatët e mundshëm për stolin katalanas

Barcelona vazhdon të zhgënjejë dhe në këtë fillim sezoni gjërat janë duke shkuar si mos më keq. E sikur të mos mjaftonin largimet e Messit dhe Griezmann, dëmtimet por edhe menaxhimi i dobët financiar, ka ardhur edhe fusha dhe rezultatet…

Barazimi i fundit ndaj Granada në Camp Nou ka vendosur Laporta dhe drejtuesit në një situatë të ndërlikuar dhe tani shkarkimi i holandezit merret në konsideratë.

Sipas lajmeve të fundit, listës prej 3 trajnerëve kandidatë si Conte, Pirlo dhe Xavi, i shtohet edhe Philip Cocu, që në sezonin e shkuar drejtoi Derby County në ligën e dytë angleze…

Sipas gazetarit Gerardo Moreno, megjithate, Laporta preferon Andrea Pirlo, qe vjet drejtoi Juventusin.