Horoskopi ditor, 21 shtator 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Ditë rutinë kjo e nesërmja për të dashuruarit. Do të mbizotërojë qetësia. Me financat tregohuni sa më të matur sepse vetëm në këtë mënyrë do mbani situatën nën kontroll.

Demi

Ata që janë në një lidhje duhet të jenë më realistë dhe të pranojnë gabimet që kënë bërë në çift. Në aspektin financiar gjendja do të jetë e stabilizuar.

Binjakët

Nesër do të ndiheni të përkëdhelur dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Në planin financiar do përballeni me surpriza të këndshme.

Gaforrja

Mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri/ja pasi nuk është në gjendje që t’iu plotësojë çdo dëshirë. Financat do të jenë delikate, por duhet të shmangni borxhet apo huatë.

Luani

Falë ndikimit të madh të Venusit, ata që janë në një lidhje nesër do të përjetojnë emocione të forta. Në planin financiar do ketë zhvillime goxha pozitive dhe situata do jetë më e kënaqshme.

Virgjëresha

Ditë e favorshme për ata që janë në një lidhje. Do jeni bashkëpunues me partnerin dhe marrëdhënia në çift do ketë përmirësime. Financat do dini si t’i mbani nën kontroll.

Peshorja

Partneri/ja juaj do të bëjë çdo gjë për ju dhe do t’ju ketë në plan të parë. Edhe në planin financiar, fati do të jetë në anën tuaj. Do dini si të menaxhoni të ardhurat.

Akrepi

Do jeni më të çlirët me atë që keni në krah. Në marrëdhënien në çift do të mbizotërojë harmonia. Në planin financiar veproni me kujdes nëse nuk doni të keni probleme.

Shigjetari

Ata që janë në një lidhje do të tregojnë shumë përkujdesje ndaj partnerit/es. Sa i perket financave, buxheti do të jetë i kënaqshëm.

Bricjapi

Ata që janë në një lidhje mund të kenë debate gjatë ditës së nesërme. Mundohuni që të qetësoni situatën. Në planin financiar gjendja do të jetë e mirë dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

Ujori

Atmosfera në jetën tuaj në çift do të jetë shumë konfliktuale gjatë kësaj dite. Në planin financiar do jeni me fat megjithatë do të duhet që t’i menaxhoni sa më mirë të ardhurat.

Peshqit

Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë të mrekullueshme. Do të përgatisni në çdo moment surpriza për partnerin/en. Edhe financat do të jenë pozitive.Mund te bëni investimet qe keni menduar.

Të fundit

Jashtë parlamentit pas 3 dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

Ndërsa procesi i numërimit të votave, përfshirë edhe ato preferenciale, po shkon drejt fundit, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli...

Rama: Nuk u martuam sot! Frederiksen: Duhet të jemi bashkë

Kryeministri Edi Rama dhe homologia daneze Mette Frederiksen, gjatë konfernecës për shtyp, u pyetën edhe për procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor. Rama e...

“Pse duhej pritur Trump për armëpushimin?” Rama: Skuadër bashkërenduese të KPE

Do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian për një seri temash. Kështu u shpreh...

Lapaj reagon me vargjet e Hygosë: Të dua, Shqipëri! Në mbettë veç një, unë do të jem ai

Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur...

Refuzimi ndaj Britanisë dhe distancimi nga Turqia, dy golat e Ramës në samitin e BE

ALTIN KETRO - Le t'i pranojmë nja dy gjëra, pavarësisht se nuk e duam Ramën: Refuzimi publik që i bëri kryeministrit anglez, në takimin e...

Lajme të tjera

Web TV