Shpallet zyrtarisht në kërkim ish-prokurori Adriatik Llalla, gazetarja zbulon kur u largua nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi policia nuk e gjeti në banesën e tij, gazetarja Anila Hoxha zbuloi për emisionin OPEN në Top Channel se Adriatik Llalla është shpallur në kërkim kombëtar dhe pas disa ditësh do të shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Gazetarja konfirmoi se ish-kryeprokurori ka dalë nga Shqipëria, përmes Rinasit, dy javë më parë, fillimisht me destinacion Italinë.

“Burime të sigurta më konfirmojnë se Adriatik Llalla ka dalë para dy javësh nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit. Llalla ka dalë nga Rinasi dy javë më parë, 9 shtator për në Itali. Nuk dihet më ku është destinacioni i tij”, tha Anila Hoxha.

Pak minuta më parë, me urdhër të SPAK, policia ushtroi kontroll në shtëpinë e Adriatik Llallës për ta arrestuar, por doli duarbosh.

Gjykata e Apelit e ka dënuar ish-kryeprokurorin me dy vjet burg.

Të fundit

Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit, presidenti Begaj uron besimtarët!

Presidenti Bajram Begaj uroi sot në ditën e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë. “Ramazan sa më...

Parashikimi i motit për sot, 1 mars 2025

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Italia drejt territorit Shqiptar do të kushtëzo het mot i paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me...

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo që nuk dinim është se...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

Lajme të tjera

Web TV