Plas debati/ Marku-Shehajt: Je matrapaz, standard i ulët krahasuar me Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.

Deputeti Agron Shehaj u shpreh kundër deklaratës së Bashës për mos mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ndërsa tha se Berisha nuk do të tërhiqet dhe se do vijojë mbledhjen e firmave të delegatëve të Kuvendit.

Ndërkohë, analisti Mark Marku kritikoi qëndrimin e Shehajt, duke theksuar se deputeti nuk pati guxim të mbante fjalim në Kuvendin e fundit të PD.

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Basha nuk besoj se do të tërhiqet. Kur dëgjoj se nuk do mblidhet asnjë forum. Do përfundojë që secili do e interpretojë në interesin e vet, nuk do mendojë njeri për PD dhe Shqipërinë. Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë.

Marku: Unë isha për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Tani të mbash një Kuvend Kombëtar për shkak se Berisha ka një problem të vetin persona, më vjen keq. Ti s’guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk mbajte një fjalim.

Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.  Ti thoshe që duhet të ndryshojmë Partinë Demokratike por jo kryetarin. Pa më shpjego pak si ndryshohet PD po nuk u ndryshua kryetari.

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, jo që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar.

Lexo edhe :  “Shqipëria si Zimbabve”/ Berisha: Paraqitëm në PPE, videon që shokoi audiencën!

Shehaj: Je mirë nga mendja ti.

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti.

Të fundit

Irani: Të gatshëm për negociata, jo për imponime! Nuk duam armë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e...

Zyrat ligjore ndërkombëtare publikojnë raportin: Veliaj, i ndaluar padrejtësisht nga SPAK

Dy zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kryetarin...

Hapësira ajrore iraniane rihapet për fluturimet ndërkombëtare

Hapësira ajrore e Iranit është rihapur pjesërisht këtë të martë, pas armëpushimit të arritur me Izraelin, që i dha fund 12 ditëve përshkallëzimi ushtarak. Lajmi...

Urbani përplaset me makinën, bllokohet qarkullimi në Sarandë! Pasagjerët në panik

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin turistik të Sarandës, ku një autobus është përplasur me një automjet. Aksidenti ka bllokuar trafikun në...

Cila është padia që mori Flamur Noka nga punonjësi i burgut?

Flamur Noka do të përballet me gjykatën e posaçme pasi është paditur nga një punonjës I burgut të Peqinit për shpifje dhe ...

Lajme të tjera

Web TV