Shokët po e hidhnin lart, dhëndri bie dhe “thyen” shpinën në dasmën e tij (Video)

Dhëndri rumun ka lënduar rëndë shpinën gjatë dasmës pasi shokët nuk arritën ta prisnin në momentin që e kishin hedhur në ajër, një veprim ky që llogaritet tradicional në dasma. I gjithë momenti ishte regjistruar nga kamerat dhe tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.

Në video shihet se teksa nusja vallëzon e lumtur, vetëm pak sekonda më vonë, bashkëshorti i saj, Liviu Filimon pëson lëndimin. Shumë shpejt shokët ndërhynë duke i dhënë ndihmën e parë dhe thirrur emergjencën.

Dhëndri është duke u trajtuar në spital, ndërkohë që si pasojë e incidentit nuk po mund të lëvizë këmbët.