“Si u gdhive?”/ I moshuari “kapet mat” nga policët, teksa vadiste kanabisin në tokën e tij (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesi i këtij të moshuari në Fushë-Krujë ka nisur si çdo ditë duke vaditur kanabisin që kishte mbjellur në një cep are afër shtëpisë së tij, derisa u kap mat nga policia më 4 shtator.

Mësohet se policia gjatë kontrolleve, ka zënë në flagrancë të moshuarin teksa ujiste 50 rrënjët e kanabisit që kishte mbjellur në një parcelë. Siç shihet nga videoja, i moshuari kur ka parë se policët për një moment ka shtangur, por më pas ka hedhur tubën e ujit nga dora.

“Si u gdhive ore”, i thotë polici të moshuarit. I moshuari me iniciale Xh. K., banues në Arrameras po kujdesej për kanabisin që ishin mbjellë në një cep të një are dhe që e kishte fshehur pas një shkurreje për të mos rënë në sy. Menjëherë më pas policia ka nisur hetim ndaj të moshuarit.

Të fundit

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për luftë tregtare

Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht...

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se në 3 ditë inspektimesh, kanë sekuestruar 20 ton mallra. "Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e...

Kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike/ Procedohen penalisht tre persona

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen hapësira të...

2014 – Rrëzimi tragjik i Fluturimit MH17 mbi Ukrainë

Më 17 korrik 2014, Fluturimi 17 i Malaysia Airlines, një avion civil i tipit Boeing 777, u rrëzua mbi territorin lindor të Ukrainës, pranë...

Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata...

Lajme të tjera

Web TV