Parlamenti, vaksinim me “detyrim” dhe komisione online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u vendos me unanimitet që deputetët të vaksinohen të gjithë, debatet mes mazhorancës dhe opositës pati për propozimin e PS-së e cila kërkoi mbledhje online të komisioneve parlamentare. Partia Demokratike ka kundërshtuar me argumentin se kjo nisëmë çon parlamentarizmin drejt asgjësimit.

Dakordësia për tu vaksinuar të gjithë deputetët, nuk do të thotë se jeta parlementare do i kthehet normalitetit. Në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord mes PS dhe PD se do të vaksinohen të gjithë deputetët për të hyrë në Parlament, por komisioinet do të bëhen online. Kjo ishte kërkesa e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulan Balla, e cila u kundërshtua nga deputetët e djathtë të pranishëm në Konferencën e Kryetarëve. Megjithatë Taulant Balla e ka justifikuar këtë kërkesë se është sugjerim që ka ardhur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj thanë se është e papranueshme, që ndërsa qeveria mban mbledhje të Këshillit të Ministrave e ku në vend mbahen edhe koncerte, u kërkohet deputetëve që mbledhjet e Komisioneve të mbahen online. Nga ana tjetër, deputeti Tritan Shehu hodhi idenë e bojkotimit të këtyre Komisioneve, por Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një prononcim jashtë parlamentit, tha se ai ishte një mendim personal, pasi ende nuk është marrë një vendim. Në përgjigje të tyre, Balla, përsëriti edhe një herë vendosmërinë e mazhorancës për të respektuar sipas tij të gjitha masat anti- COVID, duke thënë se një pjesë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare do të zhvillohen online, ndërsa ato më të rëndësishme do të bëhen në sallat e mëdha të zyrave të Kuvendit.

Gazmend Bardhi

Sekretar i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është shprehur se 3 krerët e grupeve parlamentare opozita do të mblidhen për të marrë një vendim se cili do të jetë aksioni i opozitës, në një kohë kur janë shprehur kundër mbledhjeve online të Komisioneve Parlamentare. Kjo sipas Bardhit, po bëhet me qëllim që t’i mbyllet goja opozitës. “Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës dua të informoj opinionin publik mbi një akt të paprecedentë të pakicës që ka uzurpuar parlamentin në Konferencën e Kryetarëve për t’i mbyllur gojën opozitës. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit, vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të masave të jashtëzakonshme mund të zhvillohen mbledhje online të komisioneve”, tha ai. Bardhi nënvizoi se se mbledhjet e Komisioneve Parlamentare janë shumë herë më të rëndësishme sesa seancat plenare, nëse Parlamenti funksionon në një shtet demokratik. “Gjatë gjithë këtyre 8 viteve ne kemi parë një Parlament që është noter i akteve korruptive të qeverisë. Prandaj dhe vendimmarrja për t’i mbyllur gojën opozitës, për t’iu fshehur opinionit publik, mes seancave qesharake online të komisioneve ka synimin e vetëm për t’i ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin mbi të gjitha aktet korruptive që qeveria sjell në Parlament.  Pa diskutim që kjo është e papranueshme për opozitën.  Ju keni raportuar sot, ne jemi mbledhur 140 deputetë në sallën e seancave plenare. Para dy ditësh në sallë njësoj si ato të komisioneve parlamentare është mbledhur Këshilli i Ministrave, qeveria është mbledhur fizikisht në mbledhje”, tha Bardhi. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka propozuar në Kuvend që opozita të bojkotojë Komisionet Parlamentare në rast se ato do të zhvillohen online. Vendimin për zhvillimin online të Komisioneve Parlamentare, Shehu e konsideroi “grusht shteti brenda parlamentit për t’i mbyllur gojën deputetëve”.

Lexo edhe :  ‘Kujdes dërrasat.. e tavanit’/ Rama ironizon Berishën pas momentit epik me tregtarin

Dakordësia me opozitën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla bëri me dije se është rënë dakord me opozitën për rritjen e numrit të Komisioneve të Përhershme Parlamentare nga 8 që janë aktualisht në 12. Kjo, sipas tij do të bënte më efektive punën e anëtarëve të komisioneve, megjithatë shtoi se është një propozim që po diskutohet. Jashtë Kuvendit, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije se është rënë dakord me opozitën për rritjen e numrit të Komisioneve të Përhershme Parlamentare nga 8 që janë aktualisht në 12. Balla theksoi se kjo do të bënte më efektive punën e anëtarëve të komisioneve dhe se është një propozim që do të diskutohet. “Ne sot kemi rënë dakord me Rrushaj të fillojmë punën për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Propozimi im është që 8 komisione janë shumë pak për të kryer një punë efektive, mund të shkojmë në 12 komisione të përhershme parlamentare, do bënte më efektive punën e anëtarëve të komisioneve. Ky është propozim. Komisioni për veprimtarinë Prodhuese psh ka fushë veprimi shumë të madhe dhe mund të ndahej. Kam marrë dakordësinë edhe të opozitës dhe mendoj që Kuvendi ka hyrë në atë normalitetin e vet dhe opozitës dua t’i them që edhe mënyra e zhvillimit të mbledhjes së komisioneve është një diskutim që do e zhvillojmë në vijim”, tha Balla.

Vettingu

Taulant Balla, i pyetur në lidhje me kërkesën për zgjatje e afateve të Vetingut, tha se ky është një rekomandim edhe nga partnerët ndërkombëtar që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Balla shtoi se është e nevojshme që sikurse janë vetuar deri më tani mbi 400 prokurorë e gjyqtarë, t’i nënshtrohen të njëjtit proces të gjithë magjistratët. “Është rekomanduar që ashtu siç janë vetuar rreth 400 e ca prokurorë e gjyqtarë edhe pjesa e mbetur të kalojë përmes të njëjtit proces vlerësimi. Besoj se do të duhen jo më shumë se 2 vite në vlerësimin tim, por këtë e caktojnë ekspertët. Duke qenë që ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë rreth 2 muaj kohë, ne të marrim kohën e nevojshme për t’i draftuar dhe ekspertët ligjorë na kanë rekomanduar që këto ndryshime janë vetëm Kushtetuese nuk ka hapësirë tjetër për të bërë ndryshime. Reforma në Drejtësi duhet të shkojë përpara dhe PD duhet të japi votën në mbështetje të këtyre ndryshimeve kushtetuese. Ajo që Ram atha në seancën e fundit para se të votonim programin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave është që dora jonë do të vijojë të jetë e shtrirë, le të ulemi”, u shpreh ai.

Të fundit

Ndodh në Kolonjë! Gruaja dhunon ish-burrin

Një grua dyshohet se ka dhunuar ish-burrin e saj në Kolonjë. Sipas njoftimit te policise, behet fjale per shtetasen A....

Krimet zgjedhore para 11 majit, ambasadorët kërkojnë llogari në Tiranë

Ambasada Gjermane në Tiranë është interesuar se si po zbatohen në terren strategjitë e bashkëpunimit për të hetuar krimet zgjedhore. Kreu i SPAK, Altin Dumani,...

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ E shtuna e 26 prillit ditë zie në Shqipëri

Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare, në nderim dhe mirënjohje për Atin e Shenjtë, Papa...

Sa fitojnë Papa dhe kardinalët?/ Pagat e drejtuesve të Kishës mes sakrificave

Papa Françesku kishte refuzuar të merrte rrogën e tij dhe para se të vdiste dhuroi 200 mijë euro për të burgosurit e burgut romak...

Takimi në Himarë, Berisha sulmon Ramën: Nuk do i gëzosh kurrë pronat e manastirit

Sali Berisha foli sot nga Himara për paprekshmërinë e pronës. Ai bëri një thirrje që Kryeministri Edi Rama nuk do t'i gëzojë kurrë tokat...

Lajme të tjera

Web TV