Rama kërkoi njohjen e Kosovës në Asamblenë e OKB-së, reagon kryeministrja serbe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së OKB-së ku iu kërkoi 193 vendeve pjesëmarrëse që të njihni pavarësinë e Kosovës.

Në një deklaratë për median serbe Tanjug, Brnabiç është shprehur se deklarata të tilla nuk janë të mira për sigurinë rajonale. Ndërkohë ajo ka cituar edhe Antonio Guterres, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, i cili i ka thënë se ata nuk e konsiderojnë Kosovën shtet.

“Përgjigja më e mirë u dha nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së, Antonio Guterres, në fjalinë e parë ai më tha se Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë diplomatike”, tha Brnabic.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij mbrëmjen e djeshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kërkoi njohjen e Kosovës. Rama tha se asambleja e OKB-së nuk është e plotë dhe s’do të jetë e plotë pa Kosovën.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV