E pazakontë/ Viçi del në mes të autostradës Tiranë-Durrës dhe përplaset me makinën (Foto)

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Bëhet me dije se një makinë ka qenë duke udhëtuar kur para i ka dalë një viç duke shkaktuar edhe aksident.

Siç shihet edhe në foton më poshtë makina ka marrë dëmtime të mëdha, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Si pasojë e aksidentit në autostradë është krijuar një trafik i madh.