Nesër nis viti i ri shkollor! Ja si do të veprojnë mësuesit e pa vaksinuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E hëna e 27 shtatorit do të rikthejë në bankat e shkollës nxënësit e sistemit parauniversitar. Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga nesër do të nisë zyrtarisht shkolla.

Shkollat e vendit do të mbushen sërish nga të qeshurat e pafajshme të fëmijëve, që do të rikthehen sërish në bankat e shkollës, me shpresën se duke u kujdesur maksimalisht për kushtet higjienikë, pandemia nuk do të përbëjë pengesë në procesin mësimor. Mësimi do të fillojë në orën 08:00 dhe orët do të jenë nga 30 minuta, si një masë e marrë për të reduktuar qëndrimin në një ambient të mbyllur për orë të gjata.

Një pikë e rëndësishme është ajo e zbatimit të masave anti-COVID. Në ndryshim nga vitet e kaluara,  mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

Nëpërmjet një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve, duke theksuar se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë. Kushi u  bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-COVID. Më herët Minstrja , ka  njoftuar se nga klasa e parë deri më të 9-të, nxënësit do të përfitojnë libra shkollor falas.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV