Sherr në Gjirokastër, plagoset me levë dhe thikë një 35-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, ku ka mbetur i plagosur një 35-vjeçar.

Bëhet me dije se ka ndodhur një sherr mes disa të rinjve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur 35-vjeçari. I iu ishte dhunuar me levë dhe i plagosur me thikë.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të arrestuar.

Pritet njoftimi zyrtar i policisë në lidhje me këtë ngjarje.