Shpërthimi i fuqishëm i vullkanit pezullon fluturimet në aeroportin e ishullit Kanarie

Shpërthimet nga vullkani Cumbre Vieja në ishullin Kanarie të La Palma, Spanjë, janë intensifikuar goxha gjatë ditës së djeshme ndërsa fluturimet janë pezulluar dhe zyrtarët kanë urdhëruar evakuime shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të evakuuarve në gati 6,000 njerëz.

“Sipas të dhënave të vëzhgimit vullkanik që është kryer që nga fillimi i shpërthimit, pasditen e djeshme ndodhi momenti më energjik i procesit të shpërthimit”-thanë në një deklaratë autoritetet vendase.

160 personat e fundit të evakuuar u larguan nga tre qytete të tjera dhe nuk u lejuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre për të marrë sendet e tyre për shkak të rrezikshmërisë që paraqet situata. Fluturimet në aeroportin e La Palma u pezulluan për shkak të grumbullimit të hirit vullkanik.