Nikolla takon ambasadorin e OSBE: Frymë e re bashkëpunimi midis mazhorancës dhe opozitës në Kuvend për reformat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka takuar shefin e OSBE në Shqipëri, Vincenzo del Monaco.

Nikolla i ka thënë del Monacos se do të punojë në postin e ri për të ngritur një frymë të re bashkëpunimi mazhorancë-opozitë për të kryer reformat.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Shefin e Prezencës së OSBE-së, z. Vincenzo Del Monaco: Frymë të re bashkëpunimi në Kuvend, për kryerjen e reformave.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot Shefin e Prezencës së OSBE-së, z. Vincenzo Del Monaco. Ambasadori Monaco i uroi Kryetares Nikolla suksese në detyrën e lartë dhe shprehu bindjen se përgatitja, përvoja dhe vullneti politik janë premisa për një lidership të suksesshëm në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, falenderoi Ambasadorin Del Monaco për urimet dhe vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm të Prezencës së OSBE-së në Tiranë me Kuvendin e Shqipërisë.

“Unë vlerësoj kontributin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në avancimin dhe thellimin e reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile etj.”, vuri në dukje Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.
Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Del Monaco biseduan edhe për vazhdimin e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe OSBE-së për kryerjen e reformave të rëndësishme, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi e zgjatja e vetting-ut, reforma territoriale etj. “Unë do të kontribuoj për një frymë të re komunikimi e bashkëpunimi midis shumicës dhe opozitës në Kuvend, për kryerjen e reformave.”, nënvizoi znj. Nikolla.

Të fundit

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht...

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Lajme të tjera

Web TV