Rama uron nxënësit: Suksese në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen

Kryeministri Edi Rama u ka uruar një vit të mbarë shkollorë të gjithë nxënësve që sot u rikthyen në bankat e shkollës.

Rama ka publikuar një video me shkollat e rindërtuara pas tërmetit që sot kanë hapur dyert për të pritur nxënësit dhe mësuesit.

“Mirëmëngjes dhe me zilen e parë që bie për disa nga shkollat e reja të rindërtuara pas tërmetit, uroj përzemërsisht çdo nxënës që nis sot vitin e ri shkollor, shumë suksese e mbarësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen”, shprehet Rama.