Basha kërkon ngritjen e tre Komisioneve Hetimore Parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngarkuar tre deputetë që të kërkojnë ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare. Në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike kryedemokrati Basha ka kërkuar ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse foli Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Kolegji Zgjedhor, Basha u ka këkruar të tijëve që të vijojnë “betejën” duke përdorur nismën për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare. Për komisionin e zgjedhjeve të 25 prillit, Basha ka ngarkuar deputetin Enkelejd Alibeaj. “Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, që u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës. Me këtë çështje do të merret Enkelejd Alibeaj” tha Basha në mbledhjen e grupit. Po ashtu Partia Demokratike pritet të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen Beçheti, i cili do të dëmshpërblehet nga qeveria shqiptare për mbylljen e televizionit “Agon Channel” me investitor italianin Francesco Becchetti. “Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro”, tha Basha duke ngarkuar për këtë komision Gazmend Bardhin. Po ashtu një tjetër komision hetimor Partia Demokratike do ta kërkojë edhe për inceneratorët. “Komision hetimor për inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori”, tha Basha në mbledhjen e grupit duke ngarkuar për këtë komision deputeten Jorida Tabaku. Historia parlamentare e viteve të fundit ka treguar se pas ngritjes së komisioneve parlamentare nuk ka asnjë përfundim, i cili ndikon në çështjet respektive.

Lexo edhe :  Ilir Meta flet për herë të parë pas arrestimit! Mban fjalim në Konventën e PL-së

Uljen e TVSH-së

Partia Demokratike do të dorëzojë shumë shpejt në Kuvendin e Shqipërisë një propozim ku do të kërkohet ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për të gjitha produktet e shportës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi bëri me dijë ketë iniciativë tha se një nismë tillë do të ndihmojë drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë, shumë prej të cilëve prej vitesh po përballen me varfërinë. “INSTAT ka publikuar të dhëna që tregojnë realitetin që çdo prind e gjen në tavolinën e bukës, e kjo është varfëria që po shoqërohet nga rritja e çmimeve të ushqimeve të shportës, gazit, naftës, energjisë. Duhet të sjellim një lehtësim. Do të depozitojmë propozimin për uljen e TVSH për mallrat e shportës ushqimore nga 20 në 6%. Ky nuk është thjesht një propozim politik, por një hap i rëndësishëm për të ndihmuar njerëzit. Ky shtet ndonëse i rrënuar, i grabitur prapë e ka mundësinë që duke ja hequr favoret një

Të fundit

Wizz Air anulon linjën ajrore Tiranë – Brindisi! Shpërthejnë polemikat në Itali

Anulimi i linjës Tiranë- Brindisi, duket se vjen si pasojë e vështirësive financiare të kompanisë, përfshirë kostot më të larta se...

41 vite mes flakëve, Saki Sheshi mes gëzimit për jetën e lëndimit nga vdekja

Sot është 63 vjeç, por thotë se punën për të shpëtuar jetë njerëzish e bën si në ditën e parë. Të jesh zjarrfikës sipas...

Dy orë takim në selinë e PS-së, zbulohet çfarë u kërkoi Rama drejtuesve të qarqeve

Në takimin që ka zgjatur dy orë në selinë e PS, drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për numrin e regjistrimit të emigrantëve për të...

Trump i lëkundur për tarifat për BM, ndërsa kërcënon të zgjerojë tarifat për BE-në

Perspektiva e afërt e një lufte tregtare me SHBA-në kërcënon të errësojë takimin e kryeministrit Sir Keir Starmer me shefat e BE-së, pasi Donald...

Horoskopi javor/ Situata të papritura dhe ditë plot sfida, ja çfarë kanë parashikuar yjet

Horoskopi për periudhën 3-9 shkurt 2025, parashikon se ditët në vijim do të jenë dinamike dhe plot sfida për shumë shenja të horoskopit. Dashi     Në punë...

Lajme të tjera

Web TV