Iu vra kolegu, zbardhet dëshmia e shefit të krimeve: I riu na qëlloi direkt, si përfunduam në kanal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Krimeve në Lezhës Leonard Palushi i cili ka parë me sy ekzekutimin e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë ka treguar se ai bashkë me kolegun tjetër kanë përfunduar në kanal pasi ka ndodhur krimi.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Palushi është shprehur se të tre efektivët i kanë dalë para makinës së Ramës, por ai nuk ka ndaluar, ka vrarë Hoxhën dhe më pas është larguar, duke hedhur dy të tjerët në kanal.

“Bëmë postbllok pasi kishim informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrrin. Saimir Hoxha, unë dhe 2 policë i dolëm para makinës së Aldi Ramës. Rama nuk ndaloi dhe qëlloi, vrau Hoxhën, ne të tjerët përfunduam në kanal,”- mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera.

Nga ana tjetër, kujtojmë se policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme 2 personat të cilët ndodheshin në makinë me Aldi Ramën, në momentin kur ky i fundit qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha. Kristian Sherri dhe Armando Marku, u shoqëruan menjeherë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa mbëmjen e sotme iu komunikua arresti.

Të fundit

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Lajme të tjera

Web TV