Lajm i fundit/ Avioni del nga pista në Aeroportin e Rinasit

Një incident është regjistruar në aeroportin e Rinasit pasditen e sotme ku një avion nga dalë nga pista, por nuk raportohet për të lënduar.

Sipas raportimeve të para, shkak i incidentit ka qenë një defekt gjatë uljes, pasi avionit të vogël nuk i janë hapur gomat.

Mësohet se avioni ishte nisur nga Zvicra dhe në të ndodheshin 4 persona, piloti dhe tre pasagjerë.

Menjëhëre u moren masa dhe avioni u largua nga pista dhe për  pak fillojnë fluturimet.

Policia Kufitare e Rinasit ka kryer veprimet e para hetimore dhe i ka bërë testin e alkoolit pilotit, ku ka rezultuar 0:00 mg/l.

Materialet do i kalojnë Prokurorise për vlerësim.