‘Rrëzimi’ i avionit në Rinas/ TIA jep informacion: Në bord ishin 4 persona, të gjithë nga…(FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pushimet në Shqipëri për një familje nga Zvicra për pak sa nuk u kthyen në tragjedi, pasi avioni me të cilin udhëtonin pësoi defekt gjatë uljes.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dhënë detaje për incidentin, ndërsa zbulon se fluturimet u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Sipas raporimve, në bord ishin 4 persona, piloti dhe babai me 2 fëmijët e tij të gjithë shtetas zvicerian, të cilët fatmirësisht të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

 “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.
 
Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta. Fluturimet rifilluan.TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, njofton TIA.

Të fundit

Zgjedhjet lokale, opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin...

Milani me shqiptarin Jashari do luajë 3-4-3, zbulohet formacioni i sezonit të ri

Milan po përgatitet për një sezon të ri ambicioz në 2025/26, me një formacion të mbushur me yje dhe përforcime të bujshme. Sipas raportimeve të...

Kush është shefi i Forcave izraelite që kundërshton planin për të pushtuar Gazën?

Muaji i mjaltit midis Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Izraelit, Gjeneral Eyal Zamir, dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili shkurtin...

Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.” Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë,...

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të...

Lajme të tjera

Web TV