Vrasja e efektivit të policisë, SHÇBA do hetojë kolegët që ndodheshin në vendngjarje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të hetojë ngjarjen e rëndë në Kune-Vain të Lezhës, ku mbeti i vrarë një efektiv policie.

Në qendër të hetimit të SHÇBA do të jenë dy kolegët e policit të ndjerë, dhe mënyra se si ata kanë vepruar gjatë dhe pas krimit të rëndë ku mbeti i vrarë kolegu i tyre 44-vjeçari Saimir Hoxha.

21-vjeçari Aldi Rama qëlloi me një plumb në zemër nënkomisarin e policisë, teksa ai dhe dy kolegët iu afruan për t’i pyetur. I riu ishte ulur në sediljen e pasme të një makine që kishte ndaluar në lagunën Kune Vain.

Pasi Hoxha qëlloi drejt policisë, është e paqartë se si arriti të largohej bashkë me dy shokët që ndodheshin në makinë. Gjithashtu sipas raportimeve të para, policia nuk ktheu zjarr ndaj tyre.

Të fundit

Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t’i tallur me miqtë?

Festa madhështore e 18-vjetorit të Lamine Yamal ka sjellë polemika të forta në Spanjë. Ministria e të Drejtave Sociale i...

Gjykata Themelore dënon me burgim Agim Çekun

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe...

Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark...

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Lajme të tjera

Web TV