Vrasja e nënkomisarit Hoxha, policia publikon pamjet e operacionit për kapjen e autorit (Video)

Policia e shtetit ka sjellë një video me pamje të operacionit nga toka dhe ajri për gjetjen e 21-vjeçarit Aldi Rama, autor i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë.

https://streamable.com/mwib9s

Aldi Rama u gjet pas 6 orësh kërkime nga RENEA.

Ai kishte qëlluar edhe veten me armë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.