Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel, në fokus tensionet në kufi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej dhjetë ditësh rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, janë të bllokuara nga qytetarët serbë, të cilët po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave. Ata kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe vetura ndërkohë që kanë vendosur edhe tenda për të qëndruar aty.

Nata e fundit, sipas mediave lokale në veri, ka kaluar pa incidente, ndërkohë që siguria ruhet nga anëtarët e Njësisë Speciale Operative të Kosovës së bashku me disa pjesëtarë të KFOR.

Ditën e sotme Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel pas situatës së krijuar në veri, por që ende nuk është e sigurte se cili do të jetë roli i zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar.

Kjo, meqë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është konfirmuar që ai do të marrë pjesë në diskutime, derisa nga Brukseli kanë thënë se në diskutime janë vetëm tre palë Kosova, Serbia dhe BE dhe se të tjerët e mbështesin dialogun vetëm nga jashtë.

Të fundit

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur...

1793 Paris, Francë – Hapet zyrtarisht Luvri, muzeu me mbi 380,000 objekte

Më 10 gusht 1793, gjatë trazirave të Revolucionit Francez, u hap për herë të parë për publikun Musée du Louvre – muzeu më i...

Shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës, dronët ukrainas ndërmarrin sulmin e radhës

Dronët ukrainas kanë vënë në shënjestër një tjetër rafineri të madhe nafte në Rusi, e cila furnizonte makinerinë e luftës së Putin. Këtë herë, në...

Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake. “Asht...

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, zbardhet dinamika, në pranga një person

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku 4 persona...

Lajme të tjera

Web TV