Nis të zhbihet toka e helmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Tani po ndodh që e keqja e tre dekadave po zbulohet. Po zbulohet, apo edhe po zhbëhet?! Ishte një lojë e madhe dhe e keqe; saqë edhe vetë kryetari i PD, Basha, deklaron se ‘ju kurrë nuk do ta merrni vesh!’. A jemi ne njerëz me zemër të dobët që nuk e durojmë të keqen që rëndoi mbi ne, apo ata nuk janë të zotë ta tregojnë siç ndodhi?

E keqja po shfaqet në tre pamje:

Një: Në pamjen e njeriut frikshëm që rri më këmbë për herë të fundit dhe lëshon hijen në ujë.

E dyta, në pamjen e tokës së helmuar

E treta, në lakuriqësinë e motrës a të nënës- sipas Biblës.

Ndërsa pamjet ndodhen, lumturisht, para të gjithëve, disa marrin guximin (se nga e marrin guximin!) t’i afrohen pellgut ku zhytet hija njëqind herë më e gjatë se burri më këmbë, dhe duan ta fshehin.

Në të gjitha mënyrat, secili sipas vetes, të gjithë duan ta zhbijnë të keqen që lëshoi në këtë vend pushtetërimi i Berishës and Co. (‘Zhbihet’ është fjala e vjetër e shqipes kur bima e keqe nxirret nga thellësia e tokës dhe tretet që të mos mbijë më).

1.

Si zhbihet hija në ujë e njeriut që rri më këmbë?

Kjo është më e vështira. Sali Berisha ka instinktet e njeriut që ka bërë të keqen më të madhe, por pas kësaj i afrohet ujit në bunar për të lëshuar hijen e tij. Ka mbledhur rreth vetes zyrtarë të korruptuar deri te dy presidentë si dhe fanatikë e të rrjedhur. Atyre u tregon hijen me qëllim që t’i mahnisë me madhështinë. U thotë se ‘një herë kur isha në Dardanele’. Sa në Tiranë, në Fier a në Vlorë, i ka lënë me gojë hapur edhe miqtë e tij kur u ka thënë se ‘shpëtova Kosovën nga ndarje!’. Iu ka thënë se si e ndërtoi Rrugën e Kombit; edhe kur nuk e thotë vetë- ka futur të tijtë që ta thonë. Iu ka thënë se si ka hedhur në gjyq qeverinë e Amerikës në një gjykatë në Francë… Hija e vërtetë e Berishës që rri më këmbë buzë bunarit, është tjetër gjë: Atje poshtë në ujë rrinë shumë krime dhe shumë korrupsion. Po të mos i kishte zbuluar Amerika, ne qytetarët e shtypur të Shqipërisë, as do të kishim guxuar; tiranëve të korruptuar nuk u afrohen njerëz normalë. Por që të zhbihen krimet e zhytura si hije- kjo është gjëja më e vështirë. Do të duhet aq kohë sa u ndërtua për ta zhbi hijen. Zyrtarët e korruptuar në varg pas Berishës, si dhe budallenjtë, po na mburren se ‘nuk do t’ia arrini kurrë!’.

Lexo edhe :  Revolucion Salikullist

2.

Po toka e helmuar?

Tani po flitet pa pushim për fatin e ngrehinës së Partisë së Berishës. Sot, prej asaj ngrehine ka dalë një parti tjetër, e kryesuar nga zoti Kadilli. Prej asaj ngrehine kanë dalë dhjetëra parti në këto tre dekada, e vetmja arsye pse dalin parti është se ka shumë njerëz që u merret fryma aty. Ndërsa tani ka ardhur koha që e tëra po shembet; kush të ikë le të ikë. Partia e Berishës është kapur në krime, ka kryer vepra të rënda kundër kombit dhe shtetit shqiptar. Nuk ka ndonjë një njeri në këtë vend që nuk i ka në jetën e vet vragat e këqija: O luftë, o vrasje, o vjedhje, o zhdukje, o kërcënim, o frikë… E si mund të mbahet më këmbë një parti që ka kryer vepra kriminale kundër popullit të vet? Jemi i vetmi shtet i shekujve të fundit, ku qeveria dhe presidenti i vendit i kanë drejtuar armët popullit të vet me qëllimin ‘vrasje në masë’… Nuk dëgjuan oficerët dhe ushtarët që të qëllonin?! Sigurisht, nuk pranuan, por presidenti i partisë ishte me armë në dorë. Megjithatë u vranë aq sa u vranë në aktin terrorist të 11 shtatorit. Sot gjithë Partia e Berishës ka të njëjtat vese dhe helme që mban kryetari. A mund të mbahet më këmbë kjo krijesë? Do të duhen po aq, aq vite sa u deshën të rritej, për të shkulur rrënjët e bimës nga toka e helmuar.

3.

Lideri lakuriq.

Tani njerëzit e kanë parë lakuriq të keqen që u kushtëzoi jetën. Njerëzit humbën pronën, humbën çfarë kishin ndërtuar deri ditën kur erdhën këta, humbën kursimet, humbën mijëra të afërm e familjarë, humbën shpresën se këtu mund të ketë Drejtësi dhe Demokraci, humbën shijen për shkak të lidershipit të shëmtuar… Tani u zbulua e tëra. Po të mos ishte zbuluar, jeta do të ishte ‘si krimbi nën gur’. Por u zbulua. Bibla e ka mësuar njeriun se po zbulove lakuriqësinë, atëherë mba mbi vete o ndryshimin ose ‘turpësinë e mishit tënd’. ‘Mos e zbulo lakuriqësinë e motrës e nënës tënde…!’, thuhet aty. Po tani që u zbuluan këta prapë do të tentojnë të qëndrojnë ‘lakuriq’ në këmbë para nesh?!

 

Të fundit

“Pse duhej pritur Trump për armëpushimin?” Rama: Skuadër bashkërenduese të KPE

Do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian për një...

Lapaj reagon me vargjet e Hygosë: Të dua, Shqipëri! Në mbettë veç një, unë do të jem ai

Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur...

Refuzimi ndaj Britanisë dhe distancimi nga Turqia, dy golat e Ramës në samitin e BE

ALTIN KETRO - Le t'i pranojmë nja dy gjëra, pavarësisht se nuk e duam Ramën: Refuzimi publik që i bëri kryeministrit anglez, në takimin e...

3 zakone që nuk e dije se i ke marrë nga babai yt

Mund të mos e kuptosh menjëherë, por shumë nga mënyrat se si mendon, ndjen dhe reagon në marrëdhënie kanë rrënjë shumë më thellë se...

Berisha në protestë: Ju garantoj se Rama s’do qëndrojë kurrë në atë karrige!

Nga megafoni ku mbajti fjalimin e tij pak pasi zbriti në shesh nga kthimi prej Brukselit, Sali Berisha u tha protestuesve opozitarë besnikë të...

Lajme të tjera

Web TV