Analiza e Rejas: Kurrë nuk do e kisha imagjinuar Juven aty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Reja pranon se kurrë nuk e kishte imagjinuar një Juventus kaq larg kreut sa në këtë sezon. Në një intervistë të dhënë për “Il Mattino”, ai ka bërë analizën e Serisë A dhe situatën e disa skuadrave, duke u ndalur fillimisht te Napoli i cili ka bërë shumë mirë në këto javë të para dhe kryeson renditjen.

“Napoli në krye? Është e drejtë që të ketë entuziazëm, të fitosh të jep ndjesi unike. Por duhet të jenë të kujdesshëm, të qëndrojnë me këmbë në tokë, pasi përveç Juventusit të cilin ta takosh në këtë periudhë është një fat i vogël, Napoli nuk ka patur përballë asnjë prej skuadrave të mëdha. Për shembull që të dielën ndaj Fiorentinës do të jetë interesante të shihet niveli që kanë arritur të kaltrit. Testi kundër Italiano do të jetë shumë i rëndësishëm për të kuptuar ku mund të mbërrijë Napoli.

Çfarë më ka bërë përshtypje? Vështirësitë me të cilat po ndeshet Alegri te Juventusi. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë kaq larg vendit të parë. Dhe 10 pikë janë shumë. Mendoj se do të jetë e komplikuar të rikthehet në lojë për titullin. Ndaj Interit kam parë Atalantën e Gasperinit që njoh. Po kthehet te nivelet e të kaluarës. Organika që kanë në dispozicion Pioli te Milani dhe Inzagi te Interi janë e nivelit më të lartë. Projekti i Sarrit po bën hapat e parë. Derbi të jep një shtysë unike. Por Roma humbi vetëm për disa episode”, tha Reja në analizën e tij. Ndërkohë, duke folur për mënyrën e drejtimit të Spaletit te Napoli dhe raportin e tij me presidentin De Laurentis, Reja tregoi edhe eksperiencat personale.

Lexo edhe :  Mourinho: Neymar? Nuk ia vlen as t’i mendosh sa zero ka paga e tij

“Spaleti nuk bën rrotacion? Edhe unë nuk ndryshoj askënd nëse janë mirë. Pastaj kjo të jep kompaktësi dhe mirëkuptim, ndoshta edhe ndjesinë e përkatësisë, të famshmin shpirt skuadre. Unë mendoj se është e drejtë kështu, por pa e ekzagjeruar. Pasi së shpejti vijnë Kupat, të enjten në Ligën e Europës është e drejtë të pushojë ndokush, pasi nuk duhen shtrydhur shumë energjitë. Rrezikohet që në fund lojtarët të mbërrijnë të shtrydhur. Këtë e kam mësuar te Lacio. Por edhe unë kam dashur gjithmonë formacionet që mësohen përmendësh si të ishin këngë. Dhe derisa të jenë ndeshjet e mesjavës, është e drejtë të ndryshohet sa më pak të jetë e mundur. Të shkosh mirë me Aurelio De Laurentis nuk është e komplikuar, mjafton të jesh i sinqertë, besnik, i qartë, të thuash gjërat që duhen thënë edhe me ashpërsi. Luçiano Spaleti ka një karakter të duhur për një raport që mund të zgjatë me De Laurentis, i cili i vlerëson personat e drejtë. Shumë shpesh unë dhe ai i kemi thënë gjëra edhe të rënda me sinqeritet njëri-tjetrit, por gjithçka mbyllej aty. Ndodh edhe që presidenti, i cili është edhe shefi, të thërrasë e të të pyesë se kush luan dhe kush jo. I takon trajnerit pastaj që të motivojë zgjedhjet e tij. A më ka thënë ndonjëherë De Laurentis që të luajë njëri në vend të një tjetri? Asnjëherë. Pasi trajneri është një njeri i vetëm, gjithmonë i vetëm. Nëse gjërat shkojnë mirë, meritat janë të të gjithëve, përndryshe fajet janë të vetëm një personi. Atëherë është më mirë që të mos i japësh të drejtë askujt”, theksoi Reja.

Të fundit

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët...

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një aktivitet. E pranishme në këtë...

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin si farsë elektorale dhe për...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Lajme të tjera

Web TV