Komiteti Teknik diskuton dozën e tretë për të moshuarit, debate për vaksinimin e grave shtatzëna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shqiptare po mendojnë që të aplikojnë dozat e treta të vaksinave anti-Covid fillimisht me moshën mbi 65-vjeç.

“Ka doza vaksine dhe po nxitet vaksinimi për ta aplikuar. Arritja e një mbulese vaksinale. Komiteti Teknik ka hedhur mendime dhe diskuton përkundrejt alternativave të një doze të tretë mbi moshat 65 vjeç”, tha Tomini në një intervistë për Report TV.

Ndërkohë, rasti fatkeq i ndërrimit të jetës së një 33-vjeçareje shtatzënë në muajin e katërt ka shtuar debatin mbi vaksinimin për gratë shtatzëna.

Mjeku gjinekolog Redi Hoxhallari shpjegoi për Top Channel se ka një numër të konsiderueshëm grash shtatzëna të prekura nga covid 19. Por a duhet një grua shtatzënë të vaksinohet dhe a ndikon vaksina në keq formimin e bebes sikundër aludojnë shumë gra? Mjeku Hoxhallari tregon se pacientët që ai ndjek i ka rekomanduar ta bëjnë dhe shumë prej tyre janë vaksinuar.

Informacionet e shumta dhe jo të sakta që po qarkullojnë kanë vendosur gratë shtatzënë në një dilemë të madhe.

Nga ana tjetër, zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku thotë se sugjerohet që vaksina të shmanget në 3 muajt e parë të shtatzënisë më pas të bëhet.

“0-3 muaj të parë duhet ta shmangi, është periudhë në të cilën embrioni është në faze delikate. Nuk ka efekt anësorë, por ne e sugjerojmë, nuk është e domosdoshme. Por në muajit e tjerë, mund të bëhet është e sigurt. Vaksinimi para shtatzënisë, sepse nuk ekziston kjo që thonë që mbetesh sterilë. Nuk ndikim, kjo është e vërtetuar”, tha ai për Report TV.

Të fundit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

Lajme të tjera

Web TV