Liderja e opozitës bjelloruse tregon detaje nga takimi me Ramën: I kërkova që Shqipëria të strehojë të burgosur politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të burgosurit politik në Bjellorusi mund të strehohen në Shqipëri në të ardhmen, kështu bëri me dije Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse, ndërsa konfirmoi se kjo ishte një ndër pikat për të cilat foli me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit një ditë më parë.

Për “Top News”, Tsikhanouskaya u shpreh se të burgosurit politik në Bjellorusi kanë vuajtur shumë dhe se vendi ynë mund të bëjë shumë me programet e rehabilitimit.

“Ndonjëherë vendet e vogla, vendimet e tyre janë më të rëndësishme se të vendeve të mëdha sepse çdo vend ka një zë të fuqishëm, veçanërisht nëse ai vend merr pjesë në Organizata Ndërkombëtare. Shqipëria mund të bëjë shumë për Bjellorusinë, kryesisht për programet e rehabilitimit të të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre.

Të burgosurit tanë kanë vuajtur shumë dhe Shqipëria mund t’i presë në të ardhmen. Me Ramën folëm për programin e rehabilimit dhe për evente kulturore në Shqipëri”, tha ajo.

Sviatlana Tsikhanouskaya vizitoi vendin tonë për herë të parë ditën e djeshme, pas ftesës nga kryeministri Edi Rama, ndërsa gjatë takimit me kreun e qeverisë u diskutua mbi demokracinë në Bjellorusi. Po ashtu Tsikhanouskaya zhvilloi edhe një takim me Presidentin Ilir Meta.

Tsikhanouskaya ka garuar kundër Aleksander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe pas humbjes në zgjedhje dhe kërcënimeve të vazhdueshme ajo është larguar për në Lituani, ku edhe mori azil politik.

Të fundit

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Lajme të tjera

Web TV