Pamje të frikshme/ Tornado gjigante godet qyetetin gjerman, të paktën 7 të lënduar (Video)

Një tornado e frikshme goditi qytetin e Kielit (në Gjermaninë veriore) mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë mbetën të plagosur të paktën 7 persona, me disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas një zëdhënësi të policisë, vorbulla rrëmbeu dhe ngriti në ajër disa persona, të cilët më pas përfunduan në ujë.

“Tornadot e këtij lloji janë absolutisht të paparashikueshëm”, tha meteorologu Sebastian Wache.

“Koha për një paralajmërim të tornados është të paktën disa minuta më herët,” tha meteorologu Dominik Jung për Bild./ Corriere