Soreca: BE do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milion euro për Reformën në Drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BE do të vijojë të ndihmojë Shqipërinë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. Kështu bëri me dije Ambasadori i Be, Luigi Soreca në një deklaratë gjatë një aktiviteti të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Soreca tha se konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë për politikën në vendin tonë dhe se një drejtësi e pavarur është kusht thelbësor për integrimin në BE. Po ashtu Soreca theksoi se duhet të zgjaten afatet për organet e vetingut dhe se Kuvendi duhet të nisë konsultimet me të gjithë aktorët.

“Do të kem takim me mazhorancën e opozitën, pas takimit qe pata me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për ecurinë e reformës së drejtësisë. Duhet zgjatja e afatit të organeve të vettingut, por Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. Duhet të ruhet integriteti dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë. Një drejtësi e pavarur, kusht thelbësorë për integrimin në BE. BE do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milion euro për Reformën në Drejtësi”, tha Soreca.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV