Tetori muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë: Mamografi falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetori është muaji i dedikuar luftës kundër tumorit më të përhapur tek gratë, kanceri i gjirit. Në këtë muaj ndërmerren një sërë fushatash ndërgjegjësuese për kontrollin dhe vetëkontrollin e grave për këtë tumor.

Shenja kryesore dalluese e fushatave sensibilizuese për këtë muaj, është shiriti rozë, prandaj ky muaj quhet ndryshe edhe ‘Tetori Rozë’, kushtuar ndërgjegjësimit të femrave për të kryer mamografinë.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel vajzave dhe grave që të mos e neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë në kohë ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit. Ministrja Ogerta Manastirliu thotë se momografi është siguruar në çdo spital dhe të gjitha gratë e përfitojnë atë falas.

“Ne gratë duke u kujdesur për familje, duke përmbushur detyrimet në punë, edhe me angazhimet e tjera familjare e shoqërore shpesh herë harrojmë një gjë shumë të rëndësishme; kujdesin për shëndetin tonë. Është detyra jonë të kujdesemi për fëmijët, për familjen, për prindërit dhe të afërmit. Ashtu sikurse është përgjegjësia jonë që në radhë të parë të mos neglizhojmë kujdesin për veten. Në këtë tetor rozë do t’i lutesha çdo gruaje të marrë vetëm 30 minuta nga koha e saj, të bëjë vetëkontrollin e gjirit dhe të kryejë mamografinë. Programi ynë i diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit ka siguruar mamografitë në çdo spital rajonal nga veriu në jug dhe ky shërbim është falas. Vetëm duke patur shëndet të mirë, duke u kujdesur për veten ne gratë mund të shpalosim potencialin tonë të plotë, në përmbushje të misionit tonë për mirërritjen e fëmijëve, për kujdesin ndaj familjes dhe për zhvillimin e shoqërisë. Unë besoj te forca e shembullit”, tha Manastirliu.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Çfarë është kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit është një tumor malinj, ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri mund të nisë në disa pjesë të gjirit dhe mund të përhapet nëpërmjet enëve të gjakut, dhe enëve limfatike. Edhe burrat mund të preken nga ky kancer, po në krahasim me gratë, këto raste janë shumë të rralla. Kanceri i gjirit është një nga tumoret më të përhapur sot në botë.

Lexo edhe :  Rama “takon” Ismail Qemalin: Me këmbë të mbarë 2025

Disa nga faktorët e rrezikut:

Moshën – rreziku për kancerin e gjirit rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken edhe moshat e reja.

Ndryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.

Fillimin e hershëm të menstruacioneve – femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur rrezikun për kancer gjiri.

Fillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.

Shtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.

Mungesën e aktivitetit fizik.

Të qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës.

Alkoolpirjen dhe pirjen e duhanit

Shenjat e kancerit në gji janë:

Një gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjëndër në gji është kancer.

Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.

Ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.

Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, gropëzim i thithit të gjirit.

Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.

Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.

Dhimbje në gji.

Fryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.

Çdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.

Të fundit

Vranësira dhe reshje lokale shiu/ Parashikimi i motit për sot, 7 janar 2025

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Jugore do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë alternime...

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon në të gjithë vendin për...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Lajme të tjera

Web TV