“Mos më bëj presion”/ Ronaldo thyen heshtjen, tregon planet për martesë

Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen dhe ka folur për marrëdhënien e tij me Georgina Rodriguez.

Ditët e fundit po përflitet se ai dëshiron të martohet me modelen, por kjo gjë nuk është pëlqimi i familjes, më konkretisht nënës së tij, e cila është e mendimit se ajo e dëshiron Ronaldon vetëm për para.

I pyetur nga gazetari Piers Morgan për këtë çështje, Ronaldo tha: “Mos më bëj presion! Por një ditë do ta bëj, me siguri. Është edhe ëndrra e nënës sime. Do të vish në dasmën time, Piers, mos u shqetëso”.