“Rrëzimi” i Facebook, Mark Zuckerberg humbet 7 miliardë dollarë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë jashtë funksionit prej disa orësh duke i bërë rrjetet sociale të paarritshme për miliona përdorues. Aksionet në Facebook, i cili zotëron tre rrjetet – ranë me më shumë se 5 përqind ndërsa ndërprerja në mbarë botën vazhdon. Raportohet se stafi i Facebook-ut nuk ishte në gjendje të hynte në zyrat sot për të vlerësuar problemin pasi kartat e tyre të sigurisë nuk po funksiononin.

Redaktorja e teknologjisë e New York Times, Sira Frenkel postoi kohët e fundit në Twitter: “Unë sapo fola në telefon me dikë që punon në FB, i cili më tha se punonjësit nuk mund të hyjnë në ndërtesë këtë mëngjes (me kohën lokale) për të filluar vlerësimin e situatës pasi kartat e tyre elektronike nuk njihen për qasje.”

Në të njëjtën kohë, ekspertët e sigurisë deklaruan për Reuters se problemi ndoshta është shkaktuar nga një kombinim i gabimeve që e bënë “komunikimin” me serverët e Facebook të padisponueshëm për përdoruesit. Kjo mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, megjithëse sabotimi nga një faktor i brendshëm është teorikisht i mundur, thonë ata.

Përkundrazi, një hakim i jashtëm konsiderohet më pak i mundshëm. Aksionet e Facebook, e cila ka gati 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, ranë me 5.5 për qind të hënën. Kjo do të thotë se themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg – i cili zotëron rreth 14 përqind të firmës – ka parë që pasuria e tij të bjerë me gati 7 miliardë dollarë në pak orë, raportoi Bloomberg.


Të fundit

“Mos më bëj presion”/ Ronaldo thyen heshtjen, tregon planet për martesë

Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen dhe ka folur për marrëdhënien e tij me Georgina Rodriguez. Ditët e fundit po përflitet...

“Rrëzimi” i Facebook, Mark Zuckerberg humbet 7 miliardë dollarë

Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë jashtë funksionit prej disa orësh duke i bërë rrjetet sociale të paarritshme për miliona përdorues. Aksionet në Facebook, i...

Goditje e dyfishtë, Facebook ra pas akuzave të ish-punonjëses

Prej gati 3 orësh, Facebook dhe dy platformat e saj Instagram dhe WhatsApp kanë ndërprerë shërbimin për përdoruesit, e duket se kjo rënie vjen...

Atentati në Elbasan/ Lulzim Bitri lidhje të ngushta me Talo Çelën, Ardian Çollaku i hetuar për vrasjen e Everest Çakajt

Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, të cilët ranë pre e një atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan, rezultojnë pjesë e grupeve kriminale në këtë...

Fitoi rreth 2 milionë paundë në lotari, 51-vjeçarja nuk heq dorë nga jeta e varfër

Njihuni me Trish Emson, 51-vjeçarja e cila fitoi rreth 2 milionë euro në lotarinë kombëtare, 18 vite më parë. Ndonëse ajo sot gëzon një...

Lajme të tjera

Web TV