Rama takim me ministrin spanjoll: Do të sjellim universitete të huaja publike në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi, ndodhet në Spanjë, me qëllimin afrimin e universiteteve të huaja publike në Shqipëri.

Rama ka publikuar një video, ku shihet me ministren Kushi teksa priten në selinë e ministrisë së Universiteteve, nga ministri spanjoll Manuel Castells Olivan.

“Madrid, Spanjë – Në Ministrinë e Universiteteve me Ministrin Manuel Castells Oliván, në vijim të nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri , shkroi Rama mbi videon e publikuar.

Vlen të përmendet se kryeministri gjatë ditës, është takuar dhe me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez, ku nënshkruan dhe 2 marrëveshje. Ato kishin të bënin me memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957 .

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV