A është shkarkuar Ardi Veliu? Reagon kryeministria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga i kontaktuar nga ABC, ka deklaruar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nuk është shkarkuar nga detyra.

Ishte deputeti demokrat Luan Baçi, ai i cili në Komisionin për Sigurinë Kombëtare pyeti ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi nëse është shkarkuar nga detyra Veliu. Çuçi me nota ironike u shpreh se përgjigjen do ta merrte kur të ishte koha e duhur dhe se Ardi Veliut nuk i ishte fikur ende “kandili”.

Luan Baçi: A është shkarkuar Ardi Veliu?

Ministri Çuçi: Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur t’i mbarojë kandili.

https://streamable.com/u5wcym

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama rreth tre muaj më parë pas ngjarjeve të shumta kriminale në vend, vuri një afat prej 100 ditësh për strukturat e policisë duke thënë se brenda këtij afati ata duhet të vendosnin rendin dhe angazhimin maksimal.

“Keni 110 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin. Duhet bërë në respektin e vetes, masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhet të shkojë përpara përgjegjësisë. Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark”, tha në atë kohë Kryeministri Edi Rama.

Të fundit

Mori 18 mijë vota por jo mandatin e deputetit, mjeku Alimehmeti: Fillimi i një rrugëtimi…

Kandidati për deputet Ilir Alimehmeti ka falenderuar qytetarët që e mbështetën me mbi 18 mijë vota në zgjedhjet e...

Tom Cruise nuk ka ndërmend të ndalet: Do të bëj filma deri në 100 vjeç

Edhe pse “Mission: Impossible” po i afrohet fundit, Tom Cruise ka premtuar se nuk do ta braktisë kinemanë. Në premierën e filmit The Final...

Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi, “urdhëron” fitoren ndaj kuqezinjve

Pak ditë pasi mori pjesë në samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Europës dhe u prit nga Kryeministri i...

Gënjeu se ishte homoseksual, shqiptarit i humb e drejta për të qëndruar në Angli

Esmir Demaj, një kërkues azili nga Shqipëria, ka humbur të drejtën për të qëndruar në Britani pasi u zbulua se kishte mashtruar autoritetet, duke...

I përfshirë në trafik droge dhe plagosje, kush ishte 29 vjeçari që u ekzekutua në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Personi i...

Lajme të tjera

Web TV