E trishtë/ Prej kohësh i infektuar me Covid-19, ndërron jetë komentatori dhe gazetari i njohur sportiv Kosta Grillo

Lajm i hidhur për mjedisin futbolldashës në Shqipëri. Komentatori dhe gazetari sportiv, Kosta Grillo, ka humbur jetën në Turqi, ku u dërgua për mjekim të specializuar, pas infektimit me Covid-19 dhe përkeqësimit të situatës së tij shëndetësore në Spitalin Infektiv.

Grillo prej disa muajsh ishte nisur drejt Turqisë për kurim, ndërkohë që nga data 27 gusht ndodhej në intubim.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i komentatorit, Ervin Petraq Baku.

“Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndriftë shpriti Kosta Grillo”, shkruan ai.