I vodhi lekët pacientit që vdiq nga Covid, dënohet me 5 vite burg infermierja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Infermierja e Infektivit, Ronida Hysa e cila vodhi paratë e një pacienti që ndërroi jetë nga Covid është lënë në arrest me burg. Ditën e sotme Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 4 vjet e 4 muaj burg.

Infermierja e Spitalit Infektiv u arrestua në janar 2021 pasi u denoncua nga djali i personit që ndërroi jetë nga Covid. Në emisionin ‘Stop’ Hysa u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i një pacienti me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektivit ku dhe ndërroi jetë.

I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, karta e kreditit e më pas janë zbuluar të gjitha tërheqjet që infermierja bëri në bankomat në disa zona të kryeqytetit.

Të fundit

Shtrohet tapeti i kuq për Putinin në Alaska, i pari mbërrin Donald Trump

Skena është bërë gati në pistën e Bazës Ajrore Elmendorf për mbërritjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe...

Defekt teknik në Ujësjellës, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Sarandës!

Ujësjellësi i Sarandës ka njoftuar sot (15 gusht) banorët se një defekt teknik është shfaqur në saraçineskën kryesore të depos së ujit që furnizon...

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha një ndihmë Shqipërisë me rastin...

Borë, akullnaja e kafshë të egra, ky është vendi ku Trump do presë Putinin për bisedime

Donald Trumpit do t’i duhen rreth shtatë orë për të arritur në Bazën e Përbashkët të largët Elmendorf-Richardson në Alaska – dhe Vladimir Putin...

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një 27 vjeçar dhe një 40...

Lajme të tjera

Web TV