Veliaj i jep “Çelësin e qytetit” zv.Kryeministrit të Malit të Zi: Etalon i politikës së mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Zëvendës Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilit i dhuroi edhe “Çelësin e Qytetit”, simbolikë e mikpritjes në kryeqytetin e shqiptarëve. Veliaj e cilësoi Abazoviç, një etalon të politikës së mirë.

“Jemi shumë krenarë për ty dhe punën tënde. Përtej krenarisë që vjen prej trashëgimisë së përbashkët shqiptare, ke pasur urtësinë, inteligjencën, kurajën që të organizosh një strukturë multi-etnike me mendje të hapur, me ide të hapura, për të mbajtur një vend të vogël, që është një fqinj shumë i çmuar për ne. Njeriu nuk i zgjedh dot fqinjët, por nëse do zgjidhnim fqinj njerëz progresistë, me nevojën për të qenë të orientuar drejt perëndimit, nuk do ishte e mundur pa kontributin tënd, e sidomos vitet e fundit kur roli yt ka qenë vendimtar”, nënvizoi Veliaj.

Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, teksa tha se Tirana është bërë për t’u marrë shembull për zhvillimin e jashtëzakonshëm që ka pësuar vitet e fundit.

“Është nder i madh të marr ‘Çelësin e Tiranës’ nga miku im Erion Veliaj. Me kryeministrin Rama jemi dakordësuar për të ndërtuar një urë për zvogëlimin e distancës mes dy shteteve, që njerëzit të kalojnë për pesë minuta nga Mali i Zi në Shqipëri dhe anasjelltas. Jam i bindur se kur të ndërtohet ura, ajo nuk ka për të pasur kufij formal që tani ekzistojnë. Jeta jonë duhet të jetë pa kufij, këtë frymë e demonstron Tirana kohët e fundit, me një zhvillim të jashtëzakonshëm që konsiderohet edhe në Mal të Zi si një shembull se si duhet të zhvillohet qyteti”, pohoi Abazoviç.

Lexo edhe :  Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Më tej, Veliaj vuri theksin te forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe tha se të rinjtë, sidomos në 2022 kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, duhet të kapërcejnë kufijtë dhe të zhvillojnë projekte dhe biznese me njëri-tjetrin.

“Dua ta forcojmë këtë lidhje mes dy vendeve. Vitin tjetër, kur të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, kemi një mundësi fantastike. Djemtë e vajzat tona duhet të jenë në mënyrë konstante të lidhur me njëri-tjetrin. Ndajmë të njëjtin det, të njëjtin kufi. Djemtë dhe vajzat e Shqipërisë dhe Malit të Zi duhet të shkëmbejnë ide, të bëjnë projekte bashkë, e të kenë mundësi të bëjnë biznese bashkë. Dikush duhet ta hapi shtegun, ama kur shtegu hapet, ne mund të bëjmë punë të mrekullueshme”, përfundoi Veliaj.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV