Donte të zvogëlonte të pasmet, operacioni i merr jetën 22-vjeçares

Një 22-vjeçare meksikane, ka gjetur vdekjen pasi iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e të pasmëve. Ajo e bëri ndërhyrjen në një klinikë të palicensuar, e për këtë shkak, i gjithë stafi i saj është arratisur.

Vdekja e Cinthia Lizeth Vega thuhet se u shkaktua nga komplikimet që pësoi 22-vjeçarja..

Departamenti i Shëndetit në Nuevo Leon zbuloi të mërkurën se klinika nuk ishte e autorizuar të administronte asnjë lloj operacioni kirurgjikal.