Shqiptari terror në Athinë/ Plagos policin pasi i zbuluan makinën e vjedhur, efektivët e qëllojnë me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku protagonist është një shqiptar.

Mediat në vend raportojnë se rreth orës 09.00 patrulla e policisë ndaloi një automjet tip “Peugeot”, me të cilën po qarkullonte shqiptari.

Ata i bënë sinjal shoferit që të ndalonte për ta kontrolluar dhe vunë re se makina ishte e vjedhur.

Duke ditur se e prisnin prangat, shqiptari raportohet se e shtyu një nga policët hipi në makinë dhe tentoi të largohej. Mësohet se ai ka rritur shpejtësinë duke goditur dhe makinën e policisë dhe është përpjekur të largohet. Nga incidenti ka mbetur i plagosur edhe një efektiv.

Më tej, shkruajnë media greke, oficerët e policisë qëlluan në drejtim të shqiptarit dy herë, dhe një prej plumbave e kapi në këmbë.

Forcat të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa po presin një ambulancë për të marrë të plagosurit.