Synohet ëndrra e madhe/ Kombëtarja shqiptare niset drejt Hungarisë (Video)

Kombëtarja shqiptare është nisur paraditen e sotme me destinacion Hungarinë, ku do të përballet ndaj këtyre të fundit, mbrëmjen e nesërme në stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e dytë të grupit pas Anglisë në kuotën e 12 pikëve.

Skuadra kuqezi në ndeshjen e parë ndaj përfaqësueses hungareze triumfoi minimalisht 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena” falë golit të Armando Brojës, tre minuta nga fundi i sfidës.