Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria kërkon fitore ndaj Hungarisë, Reja: Prisni një ndeshje të madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrra për Botëror kalon nga Hungaria. Sonte duke nisur nga ora 20:45 në Budapest e stadiumin “Pushkash Arena” luhet sfida shumë e rëndësishme e kualifikueseve të Botërorit Hungari-Shqipëri. Kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë në grupi I që duan ta ruajnë deri në fund me shpresën e madhe për një kualifikim historik në Kupën e Botës. Skuadra është stërvitur dje në stadiumin ku sonte do luhet ndeshja dhe futbollistët janë në karikuar dhe në formë.

Objektivi i vetëm është fitorja pasi llogaritë me çdo rezultat tjetër e rrezikojnë vendin e dytë. Trajneri Edoardo Reja është shfaqur me besim në konferencën e shtypit kur tha se skuadra është në formë dhe sonte duhet të presim një Shqipëri të madhe.

“Për ne të gjitha ndeshjet e mbetura janë si finale pasi kush humbet një ndeshje del jashtë gare. Ndeshja ndaj Hungarisë është vendimtare por ne po kalojmë një formë të mirë dhe kemi ardhur këtu për të bërë një ndeshje të madhe. Duam të arrijmë rezultat pasi duam që edhe pas kësaj sfide të mbajmë vendin e dytë për të mbajtur gjallë ëndrrën play-off”, tha Edy Reja.

Në krah të teknikut u shfaq edhe kapiteni Etrit Berisha që është i bindur se Shqipëria e mund sërish Hungarinë.

Nga stërvitja e fundit duket se Reja i ka zgjidhur edhe dilemat e formacionit e në stol ulen Manaj e Bajrami për t’i bërë vend Çekiçit e Uzunit. Ja formacioni i mundshëm:

Ndeshja luhet pa tifozë për shkak se Hungaria është e dënuar dhe kjo shihet si favor për kuqezinjtë.

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV