Kuçovë/ Vajza refuzoi propozimin për martesë, 31-vjeçari i futet në shtëpi dhe e kërcënon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 20-vjeçare është kërcënuar pasi refuzoi propozimin për martesë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kuçovës, në banesën e vajzës së re. Policia ka mundur të arrestojë 31-vjeçarin me inicialet B.C, pasi ky i fundit ka hyrë pa leje në banesën e 20-vjeçares.

Ai e ka kërcënuar dhe shtrënguar në mënyrë që e reja ta pranonte propozimin e tij për martesë. I riu tashmë është vënë në pranga dhe materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Beratit.

Njoftimi i Policisë:

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Media gjermane: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan Silke Böttcher në të...

Makina doli nga rruga në Milot-Morinë, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në aksin rrugor Milot-Morinë. Si pasojë ka  humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet. Një aksident...

Izraeli zgjeron operacionet ushtarake në Gaza

Ministri i Mbrojtjes tha se do të ketë evakuim në shkallë të gjerë të popullsisë nga zonat ku ka luftime dhe u kërkoi banorëve...

Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, opsioni i ri i OpenAI që po bën bujë

OpenAI ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me veglën e re të gjenerimit të imazheve, e cila ka sjellë një rritje masive të përdoruesve...

Kosovë/ Efektivi i policisë vritet me armë teksa po hynte në banesë! Autori në kërkim

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij. Muhamed Lika,...

Lajme të tjera

Web TV