Lajm i trishtë për basketbollin shqiptar, ndërron jetë arbitri 24-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajm i trishtë për basketbollin shqiptar. Ditën e sotme ka ndërruar jetë arbitri Daniel Aliaj në moshën 24-vjeçare. Aliaj vuante nga kanceri në këmbë, sëmundje që fatkeqësisht nuk mundi ta mposhte.

Lajmi bëhet me dije nga Federata shqiptare e basketbollit në rrjetet sociale që shkruan se këtë lajm të trishtë nuk donin ta ndanin kurrsesi.

Daniel Aliaj ishte gjyqtar në kampionatin e basketbollit dhe largimi i tij I parakohëshëm nga jeta është padyshim një dhimbje e madhe për familjen e tij, shoqërinë, por edhe për komunintetin e basketbollit që humbi një arbitër që kishte një dëshirë të madhe për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve të basketbollit.

Postimi i Federatës së Basketbollit:

Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim kurrë, ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare.

Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar.

Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!

Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel!

Qofsh i parajsës Daniel, i përjetshëm kujtimi yt!

Newsport.al i shpreh ngushëllimet familjes për këtë humbje të madhe.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV