Vijon procesi i legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame i shoqëruar nga drejtoresha e DVASHK-së Ina Peleshka, kanë qenë sot në një takim me banorët e një pallati të braktisur nga investitori në Tiranë. Drejtoria vendore e ASHK-së ka pasur dy aplikime për finalizimin e legalizimit, një nga investitori dhe një nga banorët. Investitori ka dorëzuar aplikimin, por nuk i është përgjigjur Kadastrës brenda 30 ditëve për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, duke i lindur e drejta drejtorisë që t’ju përgjigjej banorëve me aplikimin që ata kishin bërë vetë si grupim banorësh. Në këtë mënyrë falë bashkëpunimit mes banorëve dhe Kadastrës është finalizuar legalizimi i këtij pallati me 105 njësi (biznese dhe apartamente). Këtu Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame u ka kërkuar bashkëpunim këtyre qytetarëve që morën vendimin e legalizimit, të bëhen “zgjim” për ata banorë të cilët ende nuk kanë dorëzuar dokumentacionet e nevojshme për ta përfunduar si proces.
“Jemi në njesinë 2, pranë Qytet Studentit, në një zonë dendësisht të banuar, me shumë ndërtime të larta, por fatkeqësisht edhe me ndërtime të pa legalizuara. Pallatet në këtë zonë janë të 2 kategorive, përveç shtëpive të banimit, përvec vilave. Janë pallate tërësisht pa leje, por edhe pallatet që janë bërë me leje që janë e kanë shkelur lejën. Në rastin konkret jemi në variantin më të keq, që pallati është bërë tërësisht pa leje. Pallati është bërë në vitet 2009-2010-2011 , ku ndërtuesi më pas heq dorë, dhe ju mbeti banorëve për tu marrë me procedurat e gjetjes së dokumentave. Rruga për legalizimin e këtyre pallateve, u hap vetëm pasi u benë ndryshimet ligjore, kur procedurat ju kaluan Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”, tha Lame duke kërkuar nga banorët e tjerë që të dorëzojnë dokumentacionet e nevojshme.

Lexo edhe :  Reflektim në shtëpinë e “Big Brother Vip”

Investitori i ka nisur punimet e këtij pallati pa leje ndërtimi në vitin 2009 dhe e ka përfunduar në vitin 2012. Për 10 vjet banorët kanë qenë “pengu” i certifikatës së pronësisë.

Të fundit

Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë (VIDEO)

Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët...

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pronat e ish-drejtuesit të policisë, Oltian Bistri, të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza. Njoftimi i...

Doli pak më parë nga Prokuroria/ Meta: U bëj thirrje të paktën të rregullojnë ashensorin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin...

FOTOLAJM/ Militanti i Berishës qesen me mollë, qepë e karrota, godet bashkinë e Tiranës

Sa vjen e pakësohet numri i militantëve që I bashkohen Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës.LSA ka filmuar një moment kur një militant...

FOTO/ Argita Malltezi sërish në protestë, nuk harron mesazhin në bluzë: Lironi babanë

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës mori pjesë sërish në protestën para Bashkisë së Tiranës. Argita Malltezi shfaqet teksa mban veshur bluzën e bardhë me...

Lajme të tjera

Web TV