Albi Nako nuk heq dorë nga komentet bullizuese/ Ironizon peshën e një vogëlusheje në emision (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaj më parë Albi Nako u vendos në qendër të kritikave pas deklaratës bullizuese dhe seksiste gjatë emisionit “E diell”, në rubrikën “Just Dance”, ku ishte në karrigen e anëtarit të jurisë. Asokohe ai krahasoi një nga konkurrentet me personazhe të filmit “Planeti i Majmunëve” dhe bëri “batuta” të papërshtatshme për moshën e saj dhe faktin që ishte beqare.

Por, megjithatë, duket se Albi nuk paska nxjerrë asnjë mësim nga kjo situatë. Një episod i ngjashme ka ndodhur në emisionin “T’ka mami yll”, një spektakël, ku protagonistë janë fëmijët e moshës 10-15 vjeç. Mes pjesëmarrësve është shfaqur një vogëlueshe e cila në vend që të komentohej për performancën e saj në kërcim, mori komente krejt të pahijshme për peshën e saj.

“Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- e pyeti Albi Nako vajzën e cila përgjigjet: “Të kërcej.” Por, Albi vijon sërish duke insistuar: “E sigurt?” E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet.

Të evidentosh një fëmijë prej një problemi fizik apo prej peshës nuk është e pranueshme jo vetëm në publik, por edhe në mjedise më të ngushta private. Albit, dhe anëtarëve të tjerë të jurisë, u është dhënë hapësirë televizive dhe për ta inkurajuar talentin e një fëmije, pa cënuar ndjenjat e tyre dhe pa shfokusuar objektivin e programit. Të bësh emision me fëmijë, duhet që qendra e programit të jenë fëmijët dhe jo të bullizohen e trajtohen në këtë mënyrë.

Disa javë më parë Albi tha në një intervistë  se kur ka qenë fëmijë e kanë bullizuar. Por, si duket në vend që të reflektojë, duket se Albi po bullizon fëmijët tanimë. Që në rastin e parë(bullizmi dhe seksizmi ndaj konkurrentes 40-vjeçare) shumë persona kërkuan që Albi të lironte karrigen e anëtarit të jurisë. Asokohe, Albi tregoi se e gjitha ishte me skenar në mënyrë që të bënin zhurmë mediatike. Nuk e dimë nëse edhe në këtë rast ka qenë e gjitha me skenar, por hiqni dorë nga të tilla skenare që prekin jo vetëm personat e përfshirë në emision por të gjithë ata që i ndjekin.

Lexo edhe :  “Në Shqipëri ka spekulim”, agronomi rrëzon ‘mitin’ e hormoneve e pesticideve

https://streamable.com/dyutrh

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV