E rëndë në Rusi/ Aktori i teatrit botëror Bolshoi shtypet për vdekje nga skena (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më poshtë pasqyrohen momentet e tmerrshme kur një aktor që performonte në teatrin me famë botërore Bolshoi në Moskë, është shtypur për vdekje nga një pjesë e skenografisë teksa audienca e tmerruar fillimisht mendonte se ishte pjesë e aktrimit.

Videot e shpërndara online tregojnë perden masive të skenës që ulej gjatë performancës së operas klasike ‘Sadko’ të shtunën, teksa aktori 37-vjecar Yevgeny Kulesh mbetet i bllokuar poshtë saj dhe u shtyp për vdekje.

Kulesh performonte në këtë teatër prej vitit 2002, por mësohet se ai kishte ecur në rrugën e gabuar gjatë ndërrimit të skenografisë dhe nuk arriti të largohej në kohë për të shpëtuar nga perdja.

Orkestra ndaloi befas muzikën teksa aktorët nisën të ulërinin për ndihmë kurse spektatorët fillimisht besonin se ishte pjesë e performancës para se të kuptonin tmerrin e asaj që kishte ndodhur.

Punonjësit më pas zbrazën auditorin teksa aktorët kërkonin mjekë për të dhënë ndihmë për Kulesh.

Por mjekët thanë se asgjë nuk mund të bëhej për të aktorin, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje.

Autoritetet thanë se po hetojnë incidentin, teksa punonjësit e teatrit Bolshoi kanë kritikuar prej kohësh kushtet e punës të teatrit me famë botërore.

Pamjet e shpërndara tregojnë performuesit në panik, duke iu lutur stafit të ngrejë traun e perdes që goditi aktorin.

Kulesh ishte një aktorët ikonë të teatrit Bolshoi dhe kishte performuar aty gjatë gjithë karrierës.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e teatrit Bolshoi të vriten ose plagosen gjatë performancave.

Në 2013, violinisti i vjetër Viktor Sedov, vdiq pas rënies nga lartësia teksa luante, ndërsa balerini Pavel Dmitrichenko ka thënë se balerinët janë plagosur shumë herë nga rrëzimi në shkallët e amortizuara.

Të fundit

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Brataj: Gripi po vjen, kini kujdes!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër...

Mark Rutte: Putin është gati të vazhdojë luftën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u goditën zonat civile dhe...

Lajmi i fundit: Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër. Përmes një njoftimi, Policia bën të...

Lajme të tjera

Web TV