Policia është keqpërdorur, Veliu ‘analfabeti’ mjeran i Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Karaj

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u largua nga detyra duke paraqitur dorëheqjen me motivacionin: “për të qëndruar më pranë familjes”. Në gjykimin tuaj ishte shkarkim apo dorëheqje?

Ishte kryekëput një shkarkim i detyruar dhe i imponuar për shkak të punës shumë të dobët që Policia e Shtetit ka pasur gjatë viteve nën drejtimin e Ardi Veliut. Ishte një nga ato dorëheqjet e tipit, ke dy mundësi: ose dorëhiqu, ose…. dorëhiqu! Pastaj, motivacioni nuk është asgjë më shumë sesa ofendim për cilindo frymor në këtë vend që ka një minimum inteligjence: “për të qëndruar më pranë familjes”!. Është e tmerrshme nëse e merr në analizë një gjë të tillë, kur mendon se vjen nga goja e një zyrtari të lartë. Për të mos u marrë më pas me shkrimin e gjoja dorëheqjes.

Kur nuk ke njohuritë e duhura në të shkruarin e gjuhës shqipe (çka do ishte mënxyrë për një zyrtar të lartë, pasi sot drejtshkrimi i kërkohet/ korrigjohet një nxënësi të klasës së 2-të ose të 3-të në 9-vjeçare), të paktën t’ia kishte dhënë një sekretareje që t’ia shkruante letrën e largimit, për të na kursyer edhe faktin se në krye të policisë nuk kemi pasur thjesht një drejtues të dobët, por edhe një analfabet.

Ish-kryepolici është akuzuar nga opozita, por jo vetëm prej saj si “shërbëtor i pushtetit”, kjo edhe për shkak të disa ngjarje të rënda si vrasjet në Elbasan, vrasja e 25-vjeçarit nga policia që çoi në dorëheqjen e ministrit Lleshaj, apo edhe dy policë të ekzekutuar në Lezhë brenda tetë muajve. Si e vlerësoni punën e Veliut në katër vite drejtim?

Nëse opozita e Lulzim Bashës dhe jo vetëm, ka bërë një gjë të saktë gjatë këtyre viteve, kanë qenë pikërisht akuzat ndaj Ardi Veliut. Nuk u heq dot asnjë presje, pasi gjithçka ka rezultuar idem sikundër është thënë nga kjo e fundit. Ardi Veliu ka qenë një shërbëtor i verbër i Ramës, aq sa u kthye në problematik edhe për dy ministra: si për Sandër Lleshajn dhe për Bledi Çuçin. Që të dy këta të fundit e kishin thuajse të pamundur që të merreshin, teorikisht me vartësin e tyre, kjo pasi Veliu kishte marrë “bekimin direkt” të Ramës, dhe është ndjerë gjatë gjithë kësaj kohe, ministri de fakto i Ministrisë së Brendshme. Për mendimin tim janë një seri ngjarjesh shumë të rënda, ku Ardi Veliu ka përgjegjësi direkte, dhe jo vetëm morale. Mua më mjafton të kujtoj vrasjen para zgjedhjeve në Elbasan dhe deklaratën famëkeqe të Veliut, në kundërshtuim total të çdo rregulli hetimor, për të dalë në deduksionin se ai nuk ka qenë gjë tjetër veçse një vegël mjerane e Edi Ramës.

Lexo edhe :  Kaq ishte!

Si mund të dalë Drejtori i Policisë së Shtetit dhe të thotë që viktima nuk kishte armë dhe në makinën nuk u gjetën materiale kompromentuese pro Partisë Socialiste, ndërkohë që dosja voluminoze e oficierit të Policisë Gjyqësore dhe e prokurorit të Elbasanit thoshte totalisht të kundrtën, dhe më pas ky zyrtar të mos merret nën hetim as për shkelje të etikës, unë nuk e di se çfarë duhet të themi më tepër….

Kryeministri Rama emëroi Gledis Nanon në krye të Policisë së Shtetit, një personazh i spikatur sidomos në luftën kundër terrorizmit dhe me certifikata mirënjohjeje nga SHBA-ja. A ishte zgjedhja e duhur, pasi ka edhe një vlerësim për figurën e tij edhe nga opozita?

Gledis Nano është, ndoshta figura më e pastër që ka ardhur në krye të Policisë së Shtetit. Të gjitha të dhënat teorike i japin të drejtë këtij zyrtari për të qenë mëse i devotshëm për atë pozicion. Sigurisht, jo vetëm karriera e tij tejet e vlerësuar por më së shumti mbështetja e SHBA-ve, më bën të besoj se më në fund kemi një drejtues të denjë policie. Unë besoj fort se Nano ka qenë zgjedhje direkte e amerikanëve dhe shpresoj shumë që ai të mos zgjënjejë në këtë punë, duke qenë se pritshmëritë ndaj tij janë tejet të mëdha.

Në 30 vitet e fundit, pjesa me e madhe e drejtuesve të policisë janë akuzuar si “të lidhur politikisht me pushtetin”, përse ndodh kjo, edhe pse strukturat policore veprojnë me ligj të veçantë, jo në varësi qeveritare?

Pothujase gjithmonë Policia e Shteti është parë një një shtojcë e pushtetit. Ky i fundit nuk është e tepërt të themi se e ka përdorur policin si një letër higjenike, duke mos e vlerësuar asnjëherë për atë çka do duhej. Ne vërtet kemi një ligj të posaçëm për Policinë e Shtetit, por nga ana tjetër, nëse çdo ministër që vjen tenton gjithmonë që ta përdhosë këtë ligj, aq sa në 2 dekadat e fundit është ndryshuar plot 14 herë, atëherë, për deduksion, politika nga të dyja kahet, thjesht e ka përdoruar sikundër ka dashur policinë dhe ata që e kanë vujtur janë punonjësit e kësaj strukture dhe vetë qetetarët e këtij vendi.

 

 

Të fundit

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të…

Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të...

“Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

Pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj, “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale....

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën ndaj kriminalitetit, prezantimin e të...

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00,...

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit!Dumani: S’keni të dhëna!

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të prezantimit ishin tetë shtylla kryesore,...

Lajme të tjera

Web TV