Ndeshja ndaj Polonisë ditën e nesërme do të jetë sfida deçizive që do të vendosë shumë për Kombëtaren tonë nese do të kualifikohet në Kupën e Botës apo jo.
Për këtë stadiumi do të jetë i tejmbushur me tifozë për t’i dhënë një shtysë më të madhe skuadrës. Megjithatë, edhe pse mbështetja për skuadrën nuk duhet të mungojë, nuk duhet kurrsesi që shëndeti të kalojë në plan të dytë.
Mesa duket FSHF nuk e ka menduar aspak këtë gjë pasi shitja e biletave i është dukur ndoshta më e rëndësishme, por në një stadium që do të jenë bashkë të vaksinuar e të pavaksinuar, shëndeti i shumë të pranishëmve do të jetë në rrezik.
Për këtë gjë ka reaguar dhe ish-Zv.Kryeministri Erion Braçe. Ai sjell në kujtesë ndeshjen e Atalantës në Champions League ku stadiumi u mbush full dhe më pas Covid-19 shpërtheu në një nivel të pabesueshëm në Bergamo. Braçe shkruan se nëse stadiumet funksionojnë pa vaksinë dhe me papërgjegjshmëri, ndodh vetëm sepse në këtë nivel katandiset nga kreu i FSHF-se.
Postimi i plotë i Braçes:
“STADIUMI PLOT? ME 40% MBULESE VAKSINALE? ME KETE NUMER INFEKTIMESH DITORE VECANERISHT NE TIRANE? ME KETE NUMER VDEKJESH?
Per me teper kur ne po shtyjme celjen e universiteteve jave per jave pikerisht per te arritur mbrojtjen vaksinale e shmangur vatra infeksioni?! Shikoni, e kuptoj qe deshira eshte shume e madhe, nevoja, pasioni gjithashtu; Por kujtoni dramen e BERGAMOS pas asaj ndeshjeje ne San Siro!
Nuk demton perkundrazi e kthen nje ambjent te sigurt nje norme prej 40-50% te vendeve ne stadium, ne distance e me maska! E di, i kam degjuar boll ato fjalite “klubet plote”, “shkollat hapur”, “autobuset po plot”, “koncertet e kastes”, “premierat e Xhejmsit” etj etj:
Por shihini tabelat me te dhenat e Italise, Spanjes, Gjermanise; NJE VAKSINE DUHEJ, DUHET PER TE QENE TE LIRE! Dhe shihini stadiumet e tyre si funksionojne! Pa VAKSINE dhe te PAPERGJEGJSHEM, vec ky ne foto mund te katandise! VAKSINA ESHTE LIRI!”, shkruan Braçe.