Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë që lidhet me mbrojtjen e të dhënave personale, duke nëkuptuar kështu debatin që u bë në lidhje me Patronazhistët e PS-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim ka ripostuar reagimin e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashit në lidhje me rekomandimin numër katër të OSBE, që lidhet me patronazhistët.
Kim thekson se i nxisin autoritetet që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODHIR. Sipas Kim qytetarëve duhet t’u garantohet e drejta për të votuar të lirë.
“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme është themelore për demokracinë,” shkruan Kim.
Reagimi i ambasadores erdhi pasi Partia Socialiste ka shprehur kundërshtinë e saj në lidhje me kërkesën për komision hetimor mbi zgjedhje e 25 prillit të paraqitur në Parlament nga ana e Partisë Demokratike.
We urge authorities to act on this and other recommendations of @osce_odihr regarding the April 25 election. The right of citizens to vote freely – without fear or pressure or illegal enticement – is basic to democracy. https://t.co/xNaUqLsGhI
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 11, 2021