Greqi/ Shqiptari shpëton foshnjen dhe 4 fëmijë, mund të rrezikonin jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka befasuar opinionin publik në Greqi, ku një shqiptar është kthyer padashur në heroin e momentit.

Ai telefonoi menjëherë policinë pasi gjeti në mes të rrugës një fëmijë rreth një vjeç.

Incidenti ndodhi në Aspropyrgos. Forcat e rendit mbërritën me urgjencë në zonë, por teksa po tentonin të gjenin prindërit e fëmijës, u përballën me një skenar edhe më të rëndë.

Ata dëgjuan të qara e klithma që vinin nga një makinë aty pranë, ku gjetën edhe një tjetër fëmijë në sedilje, si dhe tre të mitur të mbyllur në bagazh.

Menjëherë ka nisur një hetim për rastin, i cili bëri jehonë në mediat vendase që theksuan faktin se ka qenë shqiptari ai qe dha alarmin, duke bërë të mundur që fëmijët të ndihmoheshin në kohë. Ata janë dërguar në spital ku u kontrollua gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa u ngrit një padi për neglizhencë dhe braktisje të miturish.

Të fundit

Nëna e Martin Canit: Kam humbur sensin e jetës, dua dënim maksimal për…

Në një intervistë emocionuese për emisionin “Me zemër të hapur”, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, Florina Cani, rrëfeu dhimbjen...

‘Nis për herë të parë Shkolla Verore’, Rama: Programi do të pilotohet në 3 bashki

Për herë të parë në vend, në 10 shkolla të Tiranës, Kamzës dhe Durrësit nisi projekti i Shkollës Verore. Përmes një postimi në Facebook,...

Kumbe: 5 shqiptarët që u ‘bllokuan’ në Izrael në gjendje të mirë shëndetësore!

Pesë shqiptarët që ndodhen në Izrael janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe për Report Tv thotë se është në kontakt me...

“Përplasje” në parlament/ Shehu: Po godisni familjen, kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka pasur një përplasje verbale me deputetin e PD-së Tritan Shehu. Shehu tha se Spiropali ka shkatërruar anën...

Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta

Prej disa javësh në Shëngjin ka nisur sezoni turistik veror 2025. Sot atje ishte ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila inspektoi...

Lajme të tjera

Web TV