Një ngjarje horror ka ndodhur sot kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Një nënë 34-vjeçare, e identifikuar si Olga Zharkova, është hedhur nga kati i 19-të i pallatit ku banonte, bashkë me dy djemtë e saj. Vogëlushët 3 vjeç dhe një muajsh kanë ndërruar jetë bashkë me nënën e tyre.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Policia ka hapur një hetim vrasjeje për vdekjen e 34-vjeçares dhe vdekjen e dy fëmijëve të saj të vegjël. Dyshohet se Olga Zharkova ka vuajtur nga depresioni akut pas lindjes para se të vriste veten dhe fëmijët e saj, në rënien nga lartësia rreth 190 metra, thonë hetuesit.
Më herët Olga Zharkova ishte ankuar se burri i saj Dmitry, 35 vjeç, ishte larg shtëpisë për periudha të gjata gjatë detyrave të tij ushtarake.