“Lulzim, je hallexhi sot”, Rama opozitës: Harrojeni komisionin “Becchetti”, po mbroni një të shpallur në kërkim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ia ka bërë të qartë opozitës në Kuvend se komisioni hetimor për çështjen ‘Becchetti’ nuk do të ngrihet kurrsesi, ndërsa akuzoi rivalët e tij se po shpallin hero një person në kërkim ndërkombëtar.

Rama,  sqaroi se shteti shqiptar nuk mund të nisë një proces, ku çështja është në shqyrtim në gjykatën ndërkombëtare, ndërsa tha se qeveria nuk ka bërë asnjë pagesë.

“Përtej retorikës, po ju them kaq. Është një proces penal në prokurorinë e Tiranës në gjykim prej disa kohësh ku pritet të dëshmojnë dëshmitarë të cilët prej disa muajsh ka pasur vështirësi të lokalizohet. Ky personi që e keni kthyer në heroin tuja, është në kërkim (Becchetti). Po mbroni një njeri në kërkim. E mbroni këtë njeri për të bërë politikë dhe harroni që gjithë këto detyrime të vendosura nga të tjerë, janë detyrime për Republikën e Shqipërisë. Ju jeni dhe qytetarë, votues dhe humbës të zgjedhjeve në republikën e Shqipërisë. Nuk është e ndarë, pavarësisht se ju doni të bëni një Republike të re. Në favor të shtetit shqiptar janë dy vendime. Para trupave ndërkombëtare të të gjitha juridiksionit, Republika e Shqipërisë është një juridiksion. Ju doni që ta fusni hallin tuaj në një histori me një të kërkuar të drejtësisë shqiptare. Ju dezinformoni duke hapur një dokument që është i mbuluar nga konfidencialiteti duke shpikur se; shteti shqiptar ka nisur që të paguaj, ky është krejtësisht jo e vërtetë. Ju doni një komision që shkel parimet dhe dëmton interesat e Shqipërisë. Po ju kujtoj se konfidencialiteti i këtyre proceseve është detyrues për Shqipërisë, dhe duhet të jetë detyrues për të zgjedhurit e popullit shqiptar, s’po them për Qimi.net. Parlamenti duhet të jetë detyrues. Bie tërmet, ju jeni me tërmetin, vjen virusi, jeni me të, ka një krizë energjetike, jeni me të, tani na dolët aleatë dhe me këtë. Unë nuk jam fare fare fare i asaj shtëpie prodhimi, i gramafonit se për çdo gjë thotë; e ke bërë për këtë arsye. S’po them se i keni marrë ndonjë kaush me fara luledielli këtij dhe po i hani. S’po e them. S’po hy në këto. Lulzim, Lulëzim, ta kam thënë se unë hallexhinjve nuk i shtoj hallet. Je hallexhi sot. Unë po të ndjek.

Lexo edhe :  Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Më vonë kemi kohë prapë. Ti je hallexhi, por vetëm një gabim mos bëj që të hysh në garë me atë të ‘foltores’, se e bën gojën qenef (Berisha). Mos e bëjë këtë. Se në atë fushë është më i mirë se ty. Ai është origjinali, ti kopja. Për qenef ai është botërisht. Ti mos bëjë konkurrencë qenef me qenef se nuk je. Je shumë pllakë majolike për të qenë si ai. E fundit që kam. Komisionin në fjalë ju duhet ta harroni, se komisioni në fjalë nuk bëhet. Kush në krye ku, kjo është pjesa juaj. Unë nuk përzihem. Meqe kam dhe një dobësi, mbase çështje moshe, duke qenë pak më i madh se Lulëzimi, ia kam thënë dhe personalisht; mos imito atë, se re në gropë. Si ai nuk bëhesh dot dhe mos u bë kurrë. Ji në lartësinë e flokëve të krehura dhe në lartësi të kostumit, mos e prish gojën si sot. Je dalluar që i fsheh mirë ato që mendon, por jo me gojë, të lutem! Nuk mundet dot që të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti.” tha Rama.

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV